Probleme pa fund për Vllazninë. Atyre të mungesës së rezultateve, po i shtohen nga ndeshja në ndeshje edhe mungesa e lojtarëve.

Ndaj Skënderbeut nuk ishin të gatshëm tre futbollistë dhe pikërisht Orelesi për arsye kartonash si dhe Vucaj e Gocaj për probleme shëndetësore. Por në fakt, mungesat nuk do të ndalen këtu.

Për ndeshjen e rradhës, atë që do të luhet ditën e shtunë në Lushnjë, dy janë të sigurta deri më tani mungesat. Mesfushorët Ardit Krymi dhe Erald Çinari kanë plotësuar dje numrin katër të kartonave të verdhë dhe prandaj nuk do munden të luajnë këtë javë.

Përpos tyre, ende nuk dihet dhe gjendja e Kalajës që u dëmtua në ndeshjen e djeshme dhe mbase, numri i mungesave mund të shkojë edhe në tre.
© shkodrasport.com