Murlani ka marrë një barazim në ndeshjen e parë të vitit për Kategorinë e Dytë, teksa ka barazuar 0-0 ndaj ekipit të Ilirisë, në përballjen e luajtur në fushën e sportit në Barbullush pasditën e sotme.

Në këtë ndeshje duhet thënë që pavarësisht përpjekjeve të ekipit të Murlanit për të shënuar, nuk ia doli dot dhe në fund të 90-minutave u fiksua rezultati i barabartë 0-0.

Në ndeshjen e sotme, për Murlanin u aktivizuan edhe dy afrimet e fundit mjaft të rëndësishme, siç ishin Vildan Kaçubela dhe Brilant Hasaj. Kështu pas këtij barazimi, Murlani pozicionohet në vendin e tetë me shtatë pikë.

Në fakt, kuptohet që është ende edhe shumë rrugë drejt fundit, sepse do të luhen edhe shumë javë të tjera, por Murlani ka shpresa për të qenë në fund të sezonit në pesë vendet e para të Kategorisë së Dytë. Për këtë arsye, në ndeshjet e ardhshme sigurisht që do t’i duhet të kërkojë medoemos fitoren. /Maringlen ZHIVANI/

Murlani-Iliria 0-0

Gola: S’ka

Formacioni i Murlanit: Çaku, Temja, Lani, Keshtejaku, Djepaxhia, Lekaj, Kaçubela, Hasaj, Ramja, Noronha, Trianoski (u aktivizuan: Shpuza, Arcanjo, Mujaxhi, Qerpiku) Tr: Vahedin Pepaj