Bashkia Shkoder pas shume vitesh, me ne fund eshte ulur sot ne tavoline me te gjithe perfaqesuesit e shumesporteshit te Vllaznise, per te diskutuar per te ardhmen. Diçka qe nuk kishte ndodhur kohet e fundit dhe kjo mund te konsiderohet si diçka shume pozitive.

Konkluzioni i gjithe mbledhjes se sotme te kryebashkiakut Beci me perfaqesuesit e 13 shoqatave, ka qene vazhdimi i projektit Reload per mbeshtetjen e ketyre sporteve serish nga ky institucion me financa dhe per gjashtemujorin e dyte te ketij viti ne dispozicion per kete pune do jene 150 milione leke te vjetra.

Ja çfare shkruhet ne faqen e Bashkise Shkoder ne lidhje me takimin e sotem:

“U zhvillua sot një takim me drejtuesit e ekipeve dhe shoqatave të Klubit Shumësportesh “Vllaznia”, ku u diskutua lidhur me ndarjen e buxhetit për sportin, për vitin 2023.

Nisur edhe nga propozimet e drejtuesve të shoqatave të sportit, kryebashkiaku Benet Beci, siguroi se nga ana e Bashkisë do të bëhet maksimumi për promovimin dhe zhvillimin e sportit.

Ndërsa lidhur me kriteret kryesore të ndarjes së buxhetit, i miratuar nga Këshilli Bashkiak i mëparshëm, u tha se do të jenë në bazë të rezultateve, masivitetit dhe nevojave me emergjente që paraqiten.

Drafti përfundimtar i ndarjes së buxhetit për sportin, për gjashtëmujorin e dytë të këtij viti, do të realizohet nga bashkia brenda kësaj jave”.