Dinamo do të fillojë sot stërvitjen dhe njëkohësisht përgatitjet e sezonit të ri. Ekipi është lajmëruar të mblidhet fillimisht në Arbanë, aty ku është edhe selia e bluve, teksa pritet të jenë të pranishëm edhe drejtuesit e klubit. Më pas, do të nisë stërvitja në kompleksin “Football Republic”.

Mbetet të shihet se cili do të jetë grupi i futbollistëve, por mësohet se dotë jenë një pjesë e mirë e atyre që mbyllën sezonin në Kategorinë e Parë. Përjashtim mund të bëjnë të huajt, që pritet tëbashkohen më vonë me grupin.

Nga afrimet pritet të jetë qënë ditën e parë mbrojtësit Albion Marku dhe Rustem Hoxha, por ndoshta edhe ndonjë nga emrat e përmendur së fundmi nëgazetë. Një e panjohur tjetër është pjesa e stafit teknik, qëduhet plotësuar.

Ylli Shameti pritet të jetë ndihmëstrajner te blutë, ndërsa për përgatitësin atletik nuk është përmendur asnjë emër. Sot do të zbulohet më shumë për Dinamon e sezonit të ri, që do të drejtohet nga Dritan Mehmeti.