Monday, January 12, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIORELargim me peshë nga skuadra, Teuta njofton 'divorcin' me yllin e ekipit

Largim me peshë nga skuadra, Teuta njofton ‘divorcin’ me yllin e ekipit

Sherif Kallaku nuk është më pjesë e skuadrës së Teutës. Mesfushori 24-vjeçar ka mbyllur aventurën e tij në formulën e huazimit nga klubi bregdetar teksa do të bashkohet sërish me ekipin e Lokomotivës së Zagrebit.

Këtë lajm e ka bërë vetë publike klubi kampion aktual i Shqipërisë, teksa ka shkruar nëpërmjet një komunikate në faqen e saj zyrtare në rrjetin social “Facebook”, një falënderim për gjashtë muajt e kaluara me fanellën blu duke i uruar dhe suksese në karrierën e tij futbollistike.

NJOFTIMI I KLUBIT TË TEUTËS –

“Njoftim i klubit!

Në emër të Presidentit të KF Teuta, Z.Edmond Hasanbelli, falenderojm futbollisti Sherif Kallaku, i cili nuk është më pjesë e skuadrës sonë! Mesfushori 24-vjeçar do të rikthehet në Kroaci te Lokomotiva e Zagrebi.

Pas 6 mujash me blutë, duke zhvilluar performanca pozitive. KF Teuta e falënderon Kallakun për kontributin e dhënë për fanellën e Teutes dhe i uron shumë suksese në karrierën e tij futbollistike.”

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments