Trajneri i Southampton ka folur para “Boxing Day” që do të zhvillohet ndaj West Ham. Hasenhutl është ndalur edhe te Armando Broja, duke sjellë në vëmendje momentet e para që iu bashkua skuadrës dhe për ta krahasuar situatën me formën aktuale.

“Golat që po shënon tani tregojnë historinë e situatës që kaloi kur erdhi këtu. Në fillim e nisi shumë ngadalë, por tani jam i impresionuar me zhvillimin e tij.

Ne stërvitemi pak më ndryshe se Chelsea. Jemi më shumë intesivë në seanca dhe për një lojtar të ri, është e vështirë.

Disa u duhet pak më shumë kohë, disa ecin më shpejtë në këtë drejtim. Por unë jam i lumtur me zhvillimin që ka Broja. Bëri zgjedhjen e duhur për Southampton. Jemi të njohur si një ekip ku lojtarët e rinj kanë shansin për të luajtur në Premier League dhe kur e ke atë shans, duhet ta rrëmbesh atë, këtë bëri Broja”, tha Hasenhutl.