Fitorja 6-3 ne ndeshjen ndaj Dinamos, ka bere qe tre futbolliste te Vllaznise te perzgjidhen ne formacionin me te mire te javes se 5-te te “Abissnet Superiore” nga gazeta “Panorama Sport”.

Sipas saj, pjese e ketij formacioni kane qene mesfushori Fjoart Jonuzi per lojen e tij ne mesfushe, por mbi te gjitha per ate super-gol te shenuar ne minutat e fundit te ndeshjes, gol me te cilini dha nokautin kundershtarit.

Pjese e me te mireve padyshim qe duhej te ishte edhe sulmuesi anesor Liridon Latifi qe ndaj Dinamos ka bere ndeshjen e tij me te mire qe kur ka ardhur te Vllaznia dhe duke dhene shprese se po rikthehet ai Latifi i viteve me pare.

Ne maje te sulmit tek 11-shja e javes kuptohet qe do te kishte vend edhe per sulmuesin Ante Aralica i cili shenoi dy gola, dha dy asiste dhe spikati me performancen e tij.

Pjese e 11-shes nderkohe kane qene dhe portieri Pulja (Egnatia), mbrojtesit Toli (Tirana), Belica (Partizani) e Pergjoni (Tirana), mesfushoret Limaj (Tirana) e Basha (Kastrioti) si dhe sulmuesit Feijao (Kukesi) e Pedro (Egnatia) ndersa trajneri me i mire i kesaj jave eshte vleresuar Orges Shehi i Tiranes.