Sulmuesi shkodran Rubin Hebaj eshte rikthyer tek goli, madje duke shenuar dy te tille dhe duke ndihmuar Shkendine e Tetoves qe te kualifikohet per ne çerekfinale te Kupes se Maqedonise te Veriut.

Ne ndeshjen e luajtur pasditen e djeshme, Shkendia ka fituar me rezultatin e thelle 5-0 ndaj Renoves dhe sulmuesi shkodran ka shenuar nga nje gol ne secilen pjese loje.

Ne minuten e 41-te ai ka shenuar golin e trete per ekipin e tij, ndersa ne minuten e 55-te ka shenuar golin e peste dhe te fundit te kesaj ndeshje.

Duhet thene se Shkendia nuk e ka nisur mire sezonin, ndoshta ka qene edhe e pafat ne disa ndeshje, megjithate nga java ne jave pritet qe rezultatet e saj te vijne duke u rritur ashtu si ne kupe edhe ne kampionat.

Kuptohet qe nje dore ne kete drejtim do ia japin edhe dy sulmuesit shkodrane qe jane pjese e saj, Rubin Hebaj dhe Sindrit Guri./SHKODRA-SPORT.COM/