Beselidhja, pavaresisht ndryshimeve te bera gjate merkatos se janarit, e nisi serish me humbje edhe kete vit teksa eshte mundur ne shtepi nga Korabi me rezultatin 0-1.

Ndeshja nisi ne nje terren te mire, kohe me diell dhe nje publik qe deshironte shume fitoren e ekipit te tij. Por si Beselidhja ashtu edhe Korabi e luajten mjaft te kujdesshme ndeshjen, kishin frike qe te mos gabonin e te pesonin gol. Keshtu ka perfunduar pjesa e pare pa asnje gjuajtje ne portat respektive.

Per pjesen e pare i morem nje mendim ish-futbollistit te Beselidhjes z.Vasel Sokoli i cili u shpreh: “Beselidhja u perpoq shume por pa ide si dhe kishte dobesi ne finalizim. Nuk fitohet ndeshja keshtu”

Megjithe ndryshimet e bera ne pjesen e dyte reagimi i Beselidhjes nuk dha rendimentin e duhur. Shume perpjekje per te shenuar por goli nuk doli, shume konfuze skuadra ne lojen e saj.

Por u desh futja e nje topi ne zonen e portes se Beselidhjes, nje kercim i gabuar i portierit te saj Varfi dhe Korabi kaloi ne avantazh 0-1. Kaq u mjaftoi dibraneve qe te merrnin tre pike te çmuara e te ngjiten pas kesaj jave ne vendin e dyte pas Dinamos.

Shume keq nderkohe per Beselidhjen qe vazhdon te mbylle tabelen e klasifikimit. Kurre nuk e kemi pare Beselidhjen ne kete gjendje. Megjithate shpresa “vdes e fundit”.

Edhe per pjesen e dyte Vaseli na tha: “Ishte vazhdim i pjeses se pare, prisja me shume, por nuk ndodhi keshtu. Nuk eshte rruga e duhur per te fituar ndeshjen ne kete menyre. Portieri gaboi, nuk eshte ne lartesine e duhur, nuk me pelqeu as mesfusha, sulmi i pafuqishem. Humbem 3 pike te çmuara qe mund te na kushtojne shume”.

Me qe Vaseli eshte pa ekip tani per tani, e pyetem se a je i gatshem qe te japesh kontributin tuaj tek Beselidhja edhe si zevendestrajner tek ekipi, pasi te Beselidhja tani ka vendin bosh? Ai u pergjigj: Do te punoja me shume perkushtim qe ta shpetojme Beselidhjen nga kjo situate”.
Engjell GJOLAJ