Rei Manaj po kalon një super sezon te Sivaspor. Sulmuesi shqiptar po shënon thuajse në çdo ndeshje dhe kjo ka bërë që të rritet vlera e kartonit të tij.

Ndërkohë trajneri i Sivaspor, Bulent Uygun, ka treguar situatën e sulmuesit.

“Ka njerëz që e duan nga Franca, Spanja, Arabia Saudite dhe Katari. Në fund të sezonit, bordi ynë i drejtorëve do të bëjë atë që është e nevojshme.

Sigurisht që është vendosur një çmim, 15 milionë euro. Të gjithë kanë një çmim”, tha Bulent. /Sport Ekspres/