Vllaznia ia doli të fitojë 6-3 ndaj Dinamos në sfidën më sopektakolare të javës së pestë të Abissnet Superiores dhe njërës prej më të bukurave në historinë e futbollit shqiptar.

Me depërtimet e tij të vazhdueshme, Lirodon Latifi u shfaq protagonist absolut mbrëmjen e të hënës në “Loro Boriçi”, megjithatë shifrat thonë se dy futbollistë të tjerë kanë pasur një kontribut të jashtëzakonshëm ndaj kryeqytetasve.

I pari është mesfushori punëtor Ardit Krymi, që rrallë shfaqen në zonën kundërshtare apo tërheq vëmendjen me driblime, por është gjithmonë njeriu që kujdeset për të ruajtur ekuilibrat e skuadrës dhe njëkohësisht disa e parë mbrojtëse e shkodranëve.

Në përballjen me dinamovitët, Krymi është futur në 31 dyluftime dhe si rrallë ndonjëherë në historinë e futbollit, ia ka dalë t’i fitojë të gjitha. Për më tepër, mesfushori shkodran ka arritur të regjistrojë një tjetër shifër impresionuese, pasi ka rikuperuar plot 23 topa gjatë 90-minutëshit të “Loro Boriçit”.

Tjetri është sulmuesi kroat Aralica, i cili shënoi dy gola ndaj Dinamos dhe asistoi në një tjetër, ndërsa statistikat thonë se ka arritur të dërgojë në kuadrat të katër tentativat drejt portës kundërshtare.

Përveç kësaj, sulmuesi që është edhe pikë referimi e kuqebluve, ka realizuar me sukses 4 nga 7 driblimet e tentuara, një tjetër tregues mjaft i mirë, aq më tepër kur bëhet fjalë për një sulmues që armën e tij më të fortë ka fizikun./supersport/