Pasditën e sotme pikërisht në orën 19:00 në pallatin e sportit “Ramazan Njala” të Durrësit, do të luhet ndeshja e parë gjysmëfinale, ajo në mes Teutës vendase dhe Vllaznisë mike.

Tek skuadra shkodrane janë të bindur se ata do ia dalin ta fitojnë ndeshjen e parë, duke qenë se edhe forma e basketbollistëve është mjaft e mirë. Një gjë të tillë e shpreh edhe vetë trajneri Damian Bekteshi.

“Jemi duke u pergatitur per kete ndeshje. Forma e skuadres mendoj se eshte shume e mire, entuziasmi i lojtareve eshte shume i larte, duke pase parasysh edhe ndeshjet e mira qe kemi zhvilluar me Kamzen, sidomos ajo e dyta dhe ne po behemi gati per te udhetuar drejt Durresit me objektivin e qarte per te fituar.

Kuptohet qe do te jete nje ndeshje e veshtire. Kjo sepse e para luajme ne Durres, e dyta lojtaret tane kane me shume ndeshje se ato te Teutes dhe kane pak me shume lodhje, por me vetebesim dhe me deshire them qe do te bejme nje paraqitje te mire dhe shpresojme te kthehemi ne Shkoder me fitore.

Duhet t’i tregojme Teutes se Vllaznia ka ardhur me objektivin e qarte per te fituar dhe per te shkuar ne finale. Jemi pergatitur per kete gje dhe nuk na mbetet veçse te futemi ne fushe dhe te tentojme fitoren ne kete perballje te pare ndaj skuadres durrsake”- eshte shprehur trajneri i Vllaznise Damian Bekteshi./www.shkodrasport.com/