Turbina e ka realizuar misionin mbijetesë edhe pse e nisi me pretendime të mëdha garën për t’u ngjitur në elitë.

Por, cërrikasi kanë pësuar largime lojtarësh në pjesën e dytë të garës. Rrjedhjet vazhdojnë në radhët e cërrikasve, ndërsa i fundit që ka marrë “valixhet” është mesfushori Renato Këndezi.

Ai erdhi në fillim të sezonit si përforcim cilësor dhe ashtu rezultoi, pasi kontributi te të verdhët ishte i padiskutueshëm. Ai është ndarë me konsensus me drejtuesit, ndërsa po bëhet gati për një tjetër aventurë.

Këndezi që më parë ka qenë edhe pjesë e skuadrës së Skënderbeut, duket se do të luajë në Kategorinë e Parë dhe mund të kthehet në vendlindje për të luajtur me ekipin e Maliqit që ëhstë ngjitur në Kategorinë e Parë, për herë të parë në histori që kur është themeluar si klub…