Këtë fund sezoni, te Bylisi janë duke u aktivizuar disa lojtarë të rinj të talentuar. Bien në sy Dramolli, Ymeralilaj, Hadroj, Ujka, Aliaj. Andi Hadroj, madje ka qenë në shumë takime si titullar dhe është një futbollist me eksperiencë në Superiore, duke provuar që të luaj edhe në Europë me Laçin. Edhe në sezonin tjetër do të jetë pjesë e skuadrës ballshiote në Superiore.

“Objektivi ynë u realizua dhe për këtë arritje shumë të rëndësishme, unë falënderoj çdonjërin nga lojtarët e ekipit që ishte pjesë e këtij rrugëtimi kaq të bukur po aq të vështirë. Megjithatë, asgjë s’ka mbaruar tani fillojnë vështirësitë e vërteta.

Njëra nga këto është ndeshja me Vllazninë, e cila është një provim për të gjithë neve dhe jo thjesht një finale për skuadrën më të mirë dhe trofeun që është prestigjioz”.

“Besoj se do të japim më të mirën dhe do t’u tregojmë të gjithëve se jemi me meritë këtu ku jemi dhe se jemi të denjë për çdo ekip të Superligës.

Jemi shumë të karikuar dhe mendoj që do t’ia dalim me sukses të marrim trofeun”, – tha Hadroj, 20-vjeçari që synon një vend në Shpresa duke qenë se te Bylisi ka luajtur shumë ndeshje si titullarë në pjesën e dytë të këtij kampionati”,-tha 20-vjeçari që shishet si një lojtar me të ardhme në radhët e ballshiotëve./Vipsport/