Pas largimit të trajnerit shkodran Armando Cungu, klubi i Laçit, është vënë në kërkim të pasardhësit të tij, me të cilin mësohet se ka ditë që po negociohet.
“Panorama Sport” zbulon nga burime të sigurta, se klubi kurbinas është afër marrëveshjes me trajnerin Shpëtim Duro.
Ky i fundit ka drejtuar në sezonin e kaluar Kukësin teksa tashmë pjesë e kurbinasve janë 2 edhe dy ish-lojtarët e skuadrës verilindore si Musta dhe Obanor, të cilët Duro i njeh mjaft mirë.
Grupi i kompletuar që ka Laçi, duket se do të bindë teknikun kryeqytetas për të pranuar ofertën e drejtuesve.