Ekipi i Vllaznise se femrave ka mberritur pasditen e djeshme ne Paris, vend ku do te luaje ndeshjen e rradhes te vlefshme per fazen e grupeve te “UEFA Women’s Champions League” ndaj Paris Saint Germain.

Padyshim qe kemi te bejme me nje ndeshje shume te forte dhe te veshtire, ndaj nje kundershtari i cili njihet mire per rendesine qe ka ne futbollin e femrave ne kontinentin europian.

Nderkohe sot pasdite ne oren 18.30 ne stadiumin ku do te luhet neser ndeshja, nderkohe qe perpara fillimit te saj, trajneri Nikolin Leka dhe kapitenia Esmeralda Franja do te japin konferencen e zakonshme per shtyp.

Kujtojme qe ndeshja do te luhet diten e neserme ne ora 18.45 ne “Stade Jean Bouin”, nje stadium ky me nje kapacitet prej 20 mije vendesh. Vllaznia i ka humbur dy ndeshjet e para ndaj Real Madrid dhe Çelsi, nderkohe qe tashme do te mundohet te beje me te miren ndaj ketij kundershtari ndonese do te jete shume e veshtire.

Skuadra shkodrane ka serish disa probleme me mungesa lojtaresh dhe kjo ia ka veshtiresuar edhe me teper punen stafit teknik, megjithate tashme i gjithe fokusi eshte perqendruar tek ndeshja./SHKODRA-SPORT.COM/