Vllaznia ka rinisur diten e djeshme pergatitjet per ndeshjet e dhjetorit dhe nderkohe diten e sotme do te udhetoje drejt Malit te Zi ku do te qendroje per nje periudhe njejavore per t’u stervitur.

Drejtuesit e klubit ne bashkepunim me stafin teknik kane vendosur ta shfrytezojne kete nderprerje kampionati per t’i dhene ngarkesat e duhura fizike futbollisteve, ngaqe edhe ne janar periudha ne dispozicion nuk do te jete e mjaftueshme.

Per kete arsye, eshte zgjedhur Ulqini edhe per shkak te afersise gjeografike, por edhe per kushte me te mira stervitore. Nderkohe mesohet se drejtuesit kuqeblu jane duke menduar edhe per zhvillimin e ndonje ndeshje miqesore gjate qendrimit atje.

I gjithe fokusi per momentin eshte i perqendruar tek sfida e 7 dhjetorit qe perkon me finalen e Superkupes ndaj Tiranes e cila do te luhet ne stadiumin “Air Albania” dhe ku padyshim qe do te kerkoje ta beje te vetin ate trofe.

Kjo periudhe pa ndeshje zyrtare do te shfrytezohet edhe per rikuperimin e disa lojtareve qe kane patur probleme shendetesore dhe po ashtu edhe ardhjen ne formen e duhur te ndonje futbollisti si Latifi e ndonje tjeter./SHKODRA-SPORT.COM/