Laçi për femra mori një rezultat pozitiv në javën e fundit kundër Partizanit. Ish-Atletik Klub, tashmë nën emrin e kurbinasve duket se po vazhdon me projektin ambicioz.

Kjo edhe pas barazimit 2-2 së fundmi në kryeqytet përballë vajzave kryeqytetase. Fabiola Caka, një prej futbollisteve kryesore të ekipit u shpreh se ky ishte një rezultat i mirë dhe që ekipi kërkon ti mbyllë me fitore ndeshjet e këtij fundviti.

Caka tha: “Ishte një rezultat i mirë kundër Partizanit këtë javë. Po humbisnim 2-0 dhe arritëm të reagonim, duke barazuar në 2-2. Mendoj se po bëhet një punë e mirë nga trajnerët Legata dhe Karma. Që i falenderoj për punën e tyre dhe përkushtimin që kanë. Por edhe vajzat po japin më të mirën.

Kemi një grup me vajza të vogla në moshë, që kanë dëshirë për të luajtur. Kemi zhvilluar një kampionat ndoshta me luhatje, por tashmë kemi gjetur formën dhe duam që deri në fund të vitit, të marrim vetëm fitore. Objektivi ynë është që të jemi në 5 ekipet e para dhe mendoj se i kemi mundësitë dhe cilësitë për ta synuar këtë gjë”.