Sunday, January 11, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIORELargimi i Dajës nga Partizani, ja kush do i drejtojë tani 'demat'

Largimi i Dajës nga Partizani, ja kush do i drejtojë tani ‘demat’

Largimi i Ilir Dajës nga detyra e trajnerit të Partizanit, ka vendosur klubin e kuq në lëvizje për të gjetur pasuesin e tij.

Në mënyrë provizore “demat” do t’i drejtojë Dritan Mehmeti, i cili mban rolin e trajnerit të Partizanit U-21.

Mehmeti do të jetë trajner i përkohshëm i klubit të kuq nga kryeqyteti deri në momentin ku drejtuesit do të kenë gati trajnerin e ri për skuadrën e tyre.

Partizani në 15 ndeshje të zhvilluara në këtë edicion të Kategorisë Superiore, ka fituar vetëm 4 ndeshje, ka barazuar 6 dhe humbur 5, duke grumbulluar 18 pikë dhe duke u pozicionuar në vendin e pestë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments