Taulant Seferi do të vijojë karrierën e tij në Arabinë Saudite teksa u zyrtarizua ditën e djeshme te klubi i Baniyas. Sulmuesi shqiptar u huazua nga Vorskla Potlava për 1 sezon me mundësi blerje për një shifër rreth 1 milionë euro aq sa është edhe klauzola e tij. Rroga e lojtarit do të jetë rreth 900 mijë dollar në vit.

Seferi zhvilloi një sezon të shkëlqyer në vitin e tij të parë në kampionatin ukrainas teksa shënoi plot 13 gola në 28 ndeshje. Largimi i ish-sulmuesit të Tiranës, mbush xhepat e klubit por edhe vetë lojtarit, mirëpo, janë tifozët ukrainas ata që nuk e kanë pritur mirë këtë largim.

Në postimin zyrtar të klubit ku njoftohej marrëveshja, komentues të shumtë janë vërsulur duke mos u pajtuar me këtë vendim të klubit.

“Kush do t’i shënojë golat tani?”- komenton njëri nga tifozët ndërsa të tjerë shkruanin: “Larguat lojtarin më të mirë para kupave të Europës, e turpshme!”(newsport)