Elseid Hysaj është një nga lojtarët që është përfolur për një largim të mundshëm nga Napoli. Shqiptarit nuk i është dhënë hapësira e duhur, gjë që ka detyruar atë të mendojë largimin.

Agjenti i futbollistit, Mario Giuffredi ka dhënë një intervistë për ‘Radio Kiss Napoli’ ku ka sqaruar situatën : ”Në pjesën e dytë kundër Sassuolos, Hysaj ishte i rëndësishëm dhe ndihmoi ekipin e tij.

Në fillim të janarit do takohem me Gatusson dhe do të shohim se çfarë do të bëjmë. Unë e njoh Gatusson dhe kam një marrëdhënie të mirë me të”. 

Hysaj mbetet një nga pikat më të forta të Napolit pavarësisht se këtë sezon nuk i është dhënë hapësira e duhur. Gatusso duhet të mendojë dy herë pëprara se të lejë të lirë lojtarin, pasi vlerat e tij dihen tashmë./newsport/