Ka përfunduar java e 30-të e Kategorisë Superiore, teksa ka sjellë edhe ndryshime në mesin e renditjes. Laçi ka fituar 2-0 në shtëpinë e tij ndaj Kukësit, teksa i ka bërë indirekt edhe Tiranës kryesuese. Kurbinasit vetë ngjiten në vendin e tretë, ndërsa Kukësi shkon sërish 9 pikë larg kreut.

Kurbinasit kanë shënuar nga një gol për secilën pjesë loje, duke “shfryrë” kështu Kukësin, që kishte marrë 3 fitore rresht pas rifillimit të futbollit. Lushkja në 35’ dhe Selmani në 71’ shënuan për Laçin, duke e futur në Europë provizorisht.

Teuta ka bërë detyrën në Gjirokastër ndaj Luftëtarit, duke fituar 5-1. Të 5 golat janë shënuar në pjesën e dytë. Hebaj realizoi të parin në 51’ për durrsakët, por Haxhiu barazoi shpejt në 57’. Menjëherë vjen dopieta e Kallakut në 60’ dhe 73’ me penallti. Avdyli në 80’ shënon golin e katërt, ndërsa Kallaku plotëson tripletën në limite.

Përsëri fitore në limite për Bylisin në shtëpi, ashtu si dy javë më parë ndaj Teutës. Ballshiotët shënojnë në minutën e tretë shtesë me penallti ndaj Skënderbeut. Është portieri Hidi që i jep 3 pikë të arta ekipit, që tashmë i largohet shumë zonës së play-out.

Me kete fitore, tashme Bylis eshte shkeputur plot 4 pike nga Vllaznia dhe kjo do te thote se gjerat jane komplikuar edhe me shume per shkodranet qe tashme e shohin veten shume afer play-out ndonese jane edhe gjashte ndeshje per t’u luajtur deri ne fund.