Veleçiku ka gabuar rëndë brenda në “Reshit Rusi” teksa është mundur me rezultatin 3-0 nga njëri prej rivalëve direkt të tij, ekipi i Dinamos.

Gjithçka ka ndodhur në minutat e fundit të ndeshjes kur blutë kanë arritur të shënojnë tre gola njëri pas tjetrit, fillimisht me anë të Hysës dhe më pas me Çelikun nderkohe qe ne ’90 ka qene serish Hysa qe ka shenuar edhe golin e trete.

Duhet thënë se koplikasit përgjatë gjithë takimit janë përpjekur fort për të shënuar, por nuk ia kanë dalë sepse miqtë kanë zhvilluar një ndeshje të mirë.

Dhe kur presioni i vendasve erdhi duke u rritur, me shpresën se goli do të vinte, ka ndodhur e kundërta. Dinamo merr një fitore me shumë vlerë dhe tashmë ka rihyrë në garë për të shpresuar rënien nga kategoria.

Tashmë Veleçiku ndodhet në kuotën e 20 pikëve duke lënë pas Tërbunin me 18 dhe Dinamon me 17 por të dy këto ekipe kqnë nga një ndeshje më pak të luajtur dhe për rrjedhojë duket se për koplikasit tashmë gjërat vërtetë janë vështirësuar shumë.