HomeFUTBOLLKATEGORIA E DYTELargohet Ersi Çaku. Ada tashmë me një trajner të ri

Largohet Ersi Çaku. Ada tashmë me një trajner të ri

Tek skuadra e Adës ka ndryshime në pankinë. Trajneri që e drejtoi atë deri në javën e kaluar ka qenë Ersi Çaku. Por ky i fundit tashmë nuk e mban më një post të tillë. Arsyeja është se ai njëkohësisht drejton edhe një ekip moshash tek “AAS”. Në këto kushte, nuk ka mundur dot të vazhdojë t’i bëjë të dyja punët njëkohësisht dhe ka vendosur të largohet.

Në vend të tij është emëruar një emër i njohur i skuadrës velipojake në vite. Mund të themi se është emri më i njohur i saj në vitet e fundit, ish- kapiteni Etrit Nika. 36 vjeçari punon prej 2-3 vitesh si trajner moshash tek Akademia e Adës ndërkohë që tashmë do të kryejë edhe detyrën e trajnerit të ekipit të parë. Velipojakët ndodhen aktualisht në vendin e tetë në renditje me 6 pikë të grumbulluara në 5 ndeshje të luajtura.
© shkodrasport.com

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments