Liridon Latifi ishte heroi i Vllaznisë, në triumfin 0-1 ndaj Kastriotit, duke shënuar golin fitores. Në prononcimin pas ndeshjes për “Gol pas Goli”, futbollisti 27-vjeçar nga Prishtina, ndër të tjera u shpreh:

“Një ndeshje shumë e vështirë, në një fushë të rënduar dhe me një Kastriot të përforcuar. Është e rëndësishme të vazhdojmë përpara.

Ne po punojmë që të arrijmë të finalizojmë sa më shumë dhe që të jemi më konkret në pasim dhe gjuajtjet e fundit. Sa do ta arrijmë të shikojmë në vazhdim.

Sot kam luajtur si sulmues. Unë ndihem më mirë në anësore, por trajneri vendosi të isha në majë të sulmit. Doli pozitive kjo lëvizje.

Ne duhet të shikojmë ndeshje pas ndeshje. Tirana është shkëputur pak. Duhet të jemi më konkret në finalizim dhe t’ia arrijmë qëllimit.

Të them të drejtën më mirë shkon që Kukësi të fitojë, për neve, barazimi ishte më mirë. Kush është më i miri le të fitojë, ne duhet të shikojmë punën tonë”, u shpreh Liridon Latifi.