Trajneri i Vllaznisë, Thomas Brdariç, foli pas triumfit në transfertë ndaj Kastriotit. Në prononcimin për “Gol pas Goli”, tekniku i skuadrës shkodrane, nuk i kurseu pakënaqësitë ndaj gjykimit, pavarësisht se ekipi i tij arriti të triumfonte. Ja deklarata e Brdariç:

FITORJA- Pikë se pari jam shumë i kënaqur me sjelljen e lojtarëve të mi. Të luash futboll në të tilla kushte është shumë e vështirë. Sot kemi shfrytëzuar një mundësi shumë të mirë që arritëm të merrnim 3 pikët. E merituam këtë fitore në çdo aspekt.

RASTET E SHPËRDORUAR- Jemi akoma një ekip në proces, që kërkon përmirësim pas çdo ndeshje që kalon. E dimë shumë mirë që për të fituar në futboll duhet të shënojmë gol. Patëm një performancë të shkëlqyer në mbrojtje. Luajtëm mjaft mirë dhe kjo na ndihmoi të merrnim 3 pikët.

ZGJEDHJET NË SULM- Luajtëm kështu, sepse nuk shikojmë vetëm kundërshtarin, shikojmë dhe ekipin tonë, vetëbesimin, qasjen. Aralica pati minutat e veta, duhet të rikthehet në formën e dikurshme. Ekipi ishte i balancuar në fushë.

PAKËNAQËSITË- Nuk është se po ankohemi, thjesht po bëja një analizë të të gjithë kushteve. Fusha ishte me gunga, nuk na i thjeshtonte mënyrën për të luajtur futboll. Duhet të jemi të përqendruar. Nuk ishim shumë dakord me disa nga vendimet që morën gjyqtari anësor dhe ai kryesor. Gjithsesi do ta analizojmë dhe të flasim.

KOMENTI PËR KARTONIN E KUQ TË ADILIT- Kur duam të marrim përgjegjësi, kemi dhe presion, sepse duam të marrim rezultat pozitiv. Duhet të jemi më të qetë me disa vendime, sepse gjithçka e ka një impakt. Nuk dua të ankohem për gjyqtarët, ata kanë një punë të vështirë, duhet të marrin vendimet e duhura për të dyja ekipet.

Nuk mendoj që qëndronte kartoni i dytë i verdhë, mbase donte të kompensonte penalltinë që na dha dhe ishte e pastër. Nuk e kuptova pse duhet të shkonte deri te VAR-i për penalltinë. Ishte dhuratë kartoni i kuq, nuk ishte problem, sepse jemi të aftë të luajmë edhe me 10 lojtarë.

ENTUZIAZMI- Nuk janë të gjitha rrethanat njësoj, e dua punën që bëj. Jo gjithmonë është e thjeshtë të përballosh situata. Ndonjëherë ndoshta do të bëhem unë gazetar dhe ju trajnerë që të kuptoni pozicionin e punës. Në futboll duhet të japim maksimumin gjithmonë. Ndonjëherë duhet të përmbahemi, por unë jam shumë i lumtur për njerëzit që punojnë rreth meje. Në studio është me nxehtë se jashtë”, u shpreh Brdariç.