Trajneri i Vllaznisë, Thomas Brdariç, foli pas triumfit në transfertë ndaj Kastriotit. Në prononcimin për “Gol pas Goli”, tekniku i skuadrës shkodrane, nuk i kurseu pakënaqësitë ndaj gjykimit, pavarësisht se ekipi i tij arriti të triumfonte. Ja deklarata e Brdariç:
FITORJA- Pikë se pari jam shumë i kënaqur me sjelljen e lojtarëve të mi. Të luash futboll në të tilla kushte është shumë e vështirë.
Sot kemi shfrytëzuar një mundësi shumë të mirë që arritëm të merrnim 3 pikët. E merituam këtë fitore në çdo aspekt.
RASTET E SHPËRDORUAR- Jemi akoma një ekip në proces, që kërkon përmirësim pas çdo ndeshje që kalon. E dimë shumë mirë që për të fituar në futboll duhet të shënojmë gol.
Patëm një performancë të shkëlqyer në mbrojtje. Luajtëm mjaft mirë dhe kjo na ndihmoi të merrnim 3 pikët.