Vllaznia rikthehet te fitorja në kampionat pas më shumë se 1 muaji.

Shkodranët e Brdariç mposhtën Kastriotin në Kamzë me rezultatin 0-1, falë golit të shënuar nga Liridon Latifi me 11-metërsh në minutën e 76-të. Një fitore kjo që shërben jo vetëm për klasifikimin, por edhe për moralin në vazhdim.

Vlen të theksohet se në përballjen e sotme nuk munguan protestat dhe tensioni, ndërkohë që Mevlan Adili la skuadrën me 10 lojtarë në minutën e 91-të. Pavarësisht përpjekjeve, krutanët e Çelës, nuk arritën të dilnin nga ky duel qoftë edhe me 1 pikë.

FT | KASTRIOTI 0-1 VLLAZNIA

Latifi 76′