Tek Vllaznia organizohen herëpashere konferenca të shtypit ku përveç trajnerit Gjoka, para gazetarëve shfaqen edhe futbollistë të kësaj skuadre.

Kështu ka qenë ideja për të organizuar ndonjë konferencë shtypi edhe ditën e sotme apo dhe nesër por drejtuesit e klubit kanë dalë me një përfundim që futbollistët nuk do kenë asnjë kontakt me gazetarët deri pas ndeshjes me Kamzën.

Kjo u është komunikuar atyre nga administratori Gjyrezi dhe trajneri Gjoka në analizën e zhvilluar pasditen e sotme.

Një gjë e tillë bëhet e ditur përmes faqes zyrtare të klubit. Ky veprim duket se është ndërmarrë për t’i lënë “me këmbë në tokë” ata sepse pas fitores me Flamurtarin, duket qartë se ka shenja euforie tek to.

Informacionet për mediat sigurisht që nuk do të mungojnë sepse do jetë zyra e shtypit që do të informojë për çdo gjë ndërkohë që ditën e premte, ashtu siç ndodh zakonisht në pragndeshje, do të jetë konferenca e shtypit e organizuar nga vetë klubi.
© shkodrasport.com