Vlerësimet për drejtorin sportiv të Lacios në Itali, nuk kanë së përfunduari thuajse asnjëherë. Igli Tare është shpallur disa herë si drejtori sportiv më i mirë në Serinë A, nisur nga sondazhet e ndryshme që kanë bërë mediat sportive italiane.

Por të gjithë këtë vlerësim të madh, Tare e përligj më së miri me punën e tij. Sipas asaj që raporton “Il Tempo”, te Lacio e kanë gjetur zëvendësuesin e De Vrij në mbrojtje.

Mbrojtësi hollandez është ende pjesë e Lacios, por ka konfirmuar largimin e tij në fundin e sezonit.

Ndërkohë nga ana tjetër Igli Tare pritet të mbyll me sukses transferimin e ish-mbrojtësit të Bajernit, Badstuber.

Ky i fundit aktivizohet te Shtutgarti, teksa është rritur në akademinë e Bajernit dhe ka qenë zgjedhje e parë për shumë kohë te bavarezët, duke luajtur edhe në një kompeticion si “Champions League”. /vipsport/