Saturday, April 18, 2026
FAQJA E PARE KRYESOREGabriel Kulla i shënon edhe Milanit. Goli i 15-të në kampionat për...

Gabriel Kulla i shënon edhe Milanit. Goli i 15-të në kampionat për sulmuesin shkodran

Shkruar nga Gjergj KOLA

Sulmuesi shkodran Gabriel Kulla nuk ka ndër mend të ndalet duke konfirmuar edhe njëherë se po bën të shkëlqyer. Ditën e sotme ai i ka shënuar edhe Milanit duke i dhënë barazimin ekipit të tij Sassuolo në shifrat 1-1.

Përballja në mes këtyre dy skuadrave ka qenë e vlefshme për javën e 34-të të kampionatit Primavera (U20) të Seria A në Itali. Ka qenë ekipi i Milanit që kaloi i pari në avantazh në minutën e 35-të me anë të Domnitei dhe shtatë minuta më vonë do të ishte pikërisht Kulla ai që do të barazonte shifrat që në fakt nuk do të ndryshonin më deri në fund të takimit.

18 vjeçari shkodran ka shfrytëzuar mjaft mirë një top të mbetur në zonën e Milanit dhe ka goditur saktë duke e dërguar në rrjetë. Ky ishte goli i 15-të për Kullën në kampionatin e Seria A të grupmoshës U20, ndërkohë që ka dhënë edhe 8 asiste.

Për paraqitjen e mirë në sfidën e sotme, Gabriel Kulla është vlerësuar ndërkohë me çmimin e Lojtarit të ndeshjes, ashtu si dhe një javë më parë ndaj Fiorentinës. Të gjithë këto janë një tregues që ai po shfaq më së miri vlerat e tij në futbollin italian.

Me golin e sotëm ndaj Milanit, në total janë 30 gola/ asiste për të në të gjitha kompeticionet dhe kuptohet që shifra të tilla janë një vlerësim shumë pozitiv për sulmuesin e kombëtares shqiptare në sytë e shumë prej drejtuesve të klubeve që kanë hedhur tashmë sytë drejt tij.

Burimi: Gazeta “Shkodra Sport”

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments