Sunday, January 11, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLLatifi titullar për herë të parë, balotazh mes dy sulmuesve. Ja si...

Latifi titullar për herë të parë, balotazh mes dy sulmuesve. Ja si pritet të rreshtohet Vllaznia ndaj AEL-it

Vllaznia pritet që të ketë lëvizje në formacionin e parë nisur nga takimi i fundit. Mungesa e Da Silvës së dëmtuar dhe Gjurgjeviçit për arsye kartonësh e kanë detyruar trajnerin Tomas Brdariç të bëjë lëvizjen kokë më kokë për ndeshjen e sotme.

Nga sa mësohet, për të parën herë në formacionin e parë do të jetë gjysmësulmuesi Liridon Latifi. Një gjë të tillë e konfirmoi edhe vetë Brdariçi në konferencën e djeshme. Ai pritet që të jetë zëvendësimi kokë më kokë me sulmuesin Gjurgjeviç.

Një nga dyshimet ngelet nëse do të jetë sërish Çoba titullar apo mund të ketë një riaktivizim nga minuta e parë të boshnjakut Dilaver.

Mirëpo, për qendrën e sulmit ka edhe një balotazh mes Dilaverit dhe Hoxhajt, ndonëse Brdariçit i pëlqen shumë edhe Çoba.

Eksperienca e vlerat e boshnjakut mund të kërkohen që të shfrytëzohen në këtë takim, ndaj edhe ka pak më shumë shanse, por deri në momentin e fundit mund të ndodhë gjithçka.

Ndërsa pjesa tjetër pritet të jetë e përbërë nga Zogoviç në portë, Gurishta, Adili, Imami e Bulatoviç në mbrojtje.

Në mesin e fushës, Krymi, Kaleziç dhe Jonuzi, ndërsa në mesfushë në ndihmë të sulmit përkrah Latifit e Çobës apo Dilaver pritet të jetë sërish Kruja.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments