Ditën e sotshme, e cila do të jetë dita e dytë e kampionatit botëror “Katar 2022” do të zhvillohen tri përballje të tjera. Një takim do të zhvillohet në kuadër të Grupit A, kurse dy të tjerë në Grupin B.

Kështu, në orën 20:00 do të mbyllet dita e ndeshjeve me duelin Amerikë-Uells. Në këtë ndeshje, skuadra amerikane shikohet si më favorite, e cila ndodhet në grupin B, së bashku edhe me Anglinë, Iranin dhe Uellsin.

Në këtë përballje, Amerika do të ketë mungesën e De La Torre, ndërsa Uellsi nga ana tjetër do të vuajë mungesën e Allen. Ndeshja Amerikë-Uells do të luhet në “Ahmad Bin Ali Stadium”, duke nisur nga ora 20:00 dhe do të transmetohet live në kanalet e RTSH. Kjo ndeshje do të gjykohet nga një arbitër nga Katari, siç është 35-vjeçari Abdulrahman Al-Jassim. /Maringlen ZHIVANI/

Amerikë-Uells, formacionet e mundshme

Amerika (4-3-3): Turner, Dest, Zimmerman, Ream, Robinson, Mckennie, Musah, Adams, Weah, Ferreira, Pulisiç Tr: Gregg Berhalter

Uellsi (3-4-3): Hennessey, Mepham, Rodon, B. Davies, Roberts, Ampadu, Ramsey, N. Williams, Johnson, Bale (kap), James Tr: Rob Page
Arbitër: Abdulrahman Al-Jassim