Petrit dhe Jason Rushaj ishin dy personat e mbytur ditën e djeshme në Shkodër nga rreshjet e dendura të shiut. Jasoni, djali i vogël, kishte një ëndërr si shumë të tjerë, të bëhej një futbollist dhe babai e kishte regjistruar në Akademinë e Futbollit “Djelmnia Shkodrane”. Luante si portier e ishte ndër më të dalluarit ndër vogëlushët dhe me një postim në rrjete sociale, Akademia emocionon me fjalët e lamtumirës për Jasonin dhe babain e tij.

“Qyteti jone ka humbur mbrëmjen e djeshme Babë e Birë në rrjellen e Prronit të thatë. Miqt e të gjithë atyre që i kanë njohur! Djali Jason Rushaj i familjes sonë së Futbollit u bëre engjëll se kështu e deshti zoti ku bashke me Baben tend shkuat shum shpejt në qiell !

Kjo është jeta, dhe ne nuk kemi në dorë asgjë, edhe pse luftojmë aq fort për të qenë mbi dhe, pjesë e një cikli sa të bukur, aq edhe absurd.

Sa shkrime kemi bëre per ty për arritjet e fitoret që patme me ekipin ton e trofet e merituara,me pritjet e tuja në porte e dëshira jote për tu përmirësu ç’do ditë e më shume… me të qeshuren tënde që te karakterizote si fëmijë i lumtur , e sot të bej këte shkrim për ty.

Sa dhimje na dha ikja jote sot. U prefsh ne paqe me baben tend o engjell! Pushofsh në paqe Jason e Petrit Rushaj. Akademia jonë i përcjell ngushëllime të sinqerta Familjes!” /newsport/