Lazio po mendon për merkaton e verës. Skuadra e drejtuar nga Inzaghi po bën një paraqitje spektakolare këtë sezon dhe janë në garë për titullin kampion sëbashku me Juventusin dhe Interit.

Drejtori sportiv Igli Tare ka nisur nga puna për të forcuar skuadrën dhe ka hedhur sytë nga Real Madrid. Bëhet fjalë për mbrojtësin Nacho që është jashtë planeve të Zidan.

Mbrojtësi ka një vlerë prej 15 milionë euro në merkato dhe Tare është gati për të afruar në ekip.

Gjithçka do të varet nga dëshira e lojtarit nëse do të largohet nga Madridi apo do të qendrojë nën urdhrat e Zidan./newsport/