Sunday, March 8, 2026
FAQJA E PARE KRYESORELeçe merr tre pikë të arta me futbollistin e Kombëtares në fushë

Leçe merr tre pikë të arta me futbollistin e Kombëtares në fushë

Leçe e shqiptarëve ka mposhtur Kremonezen me shifrat 2-1 në ndeshjen e vlefshme për raundin e 28-të në Seria A.

Goli i parë erdhi nga vendasit nga Pieroti në të 22-ën ndërsa Stuliç dyfishoi shifrat duke u treguar i saktë nga pika e bardhë e penalltisë në minutën e 38-të. Kështu u mbyll pjesa e parë e sfidës. Për miqtë goli i vetëm erdhi në të 47’ nga Bonacoli.

GOLAT: (VIDEO) (VIDEO) (VIDEO)

Rikujtojmë që mesfushori i Kombëtares shqiptare, Ylber Ramadani e nisi titullar dhe luajti minuta të plota duke u vlerësuar me notën 7.1. Ndërsa Medon Berisha vazhdon të jetë i dëmtuar.

Me këtë fitore, Leçe ngjitet në vendin e 16-të ndërsa Kremoneze pozicionohet në vendin e 18-të.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments