HomeKRYESORELedio Pano: Armando Broja është i pazëvendësueshëm. 11-shja fillon me të, pastaj...

Ledio Pano: Armando Broja është i pazëvendësueshëm. 11-shja fillon me të, pastaj vijnë të tjerët

Shumë diskutime për Armando Brojën nëse do të duhej të ishte ai lideri i kombëtares shqiptare në majë të sulmit. Për më tepër këto diskutime u shtuan pas lënies jashtë listës së kombëtares të Sokol Cikalleshit dhe Myrto Uzunit.

Por ndërkohë krejt ndryshe mendon Ledio Pano. Ai ishte pjesë e panelit të të ftuarve në studion e “Real Story” dhe ka folur në lidhje me kombëtaren tonë dhe pjesmarrjen e saj në Europianin e muajit të ardhshëm në Gjermani.

Lista e shpallur nga Silvinjo ishte tema e diskutimit të emisionit. Pano ka shprehur vlerësimin e tij të lartë për Armando Brojën. Ish-lojtari i Kombëtares shqiptare ka thënë se 11-shja e kuqezinjve duhet të nisë pikërisht nga Broja.

“Broja është diçka tjetër për ne. Është tjetër stil, është tjetër cilësi. Është i pazëvendësueshëm. Për mua, 11-shja fillon nga Broja, pastaj vijnë të tjerët. Për cilësitë që ka, është gjë tjetër se çfarë jep dhe se çfarë mundësish ka”, është shprehur Ledio Pano.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments