Është hedhur në Frankfurt të Gjermanisë shorti për kualifikueset e Europianit 2024, me kombëtaret që mësuan kundërshtarët me ndeshjet që nisin në mars dhe mbyllën në muajin nëntor të vitit 2023. Goglat ishin të pamëshirshme për Anglinë dhe Italinë që u përplasen me njëra-tjetrën, në një grup ku është edhe Ukraina.

Nga ana tjetër, Franca dhe Holanda gjithashtu do të përplasin “brirët” në Grupin B, aty ku pjesë janë edhe Greqia apo Irlanda. Ndërkohë, me fat mund të konsiderohet shorti për Shqipërinë që është shortuar në Grupin E me Poloninë, Çekinë, Ishujt Faroe dhe Moldavinë.

Duhet thënë se kuqezinjtë kanë shansin e artë për të prekur kualifikimin e shumëdëshiruar për në Europian. Një short i pranueshëm mund të konsiderohet edhe ai i Kosovës, teksa Dardanët në Grupin I me Zvicrën, Izraelin, Rumaninë, Bjellorusinë dhe Andorrën.

Grupet për Euro 2024:

Grupi A: Spanjë, Skoci, Norvegji, Gjeorgjia, Qipro

Grupi B: Holandë, Francë, Irlandë, Greqi, Gjibraltari

Grupi C: Itali, Angli, Ukrainë, Maqedonia e Veriut, Malta

Grupi D: Kroaci, Uells, Armeni, Turqi, Letoni

Grupi E: Polonia, Çeki, Shqipëri, Ishujt Faroe, Moldavi

Grupi F: Belgjikë, Austri, Suedi, Azerbaxhan, Estoni

Grupi G: Hungari, Serbi, Mali i Zi, Bullgari, Lituani

Grupi H: Danimarkë, Finlandë, Slloveni, Kazakistan, Irlandë e Veriut, San Marino

Grupi I: Zvicër, Izrael, Rumani, Kosovë, Bjellorusi, Andorra

Grupi J: Portugali, Bosnje-Hercegovinë, Islandë, Luksemburgu, Sllovaki, Lihtenshtejn