Portugalia nuk ia doli në mbrëmjen e djeshme ndaj Belgjikës, duke i dhënë lamtumirën Euro 2020 në fazën e 1/8-tave.

Luzitanët provuan disa herë, ndërsa trajneri Santos luajti të gjithë kartat që kishte në dispozicion. Në fushë u fut edhe Zhoao Feliks, talenti i Atletiko Madrid.

Por, ky i fundit nuk pari impakt, ndërsa sipas legjendës së Mançester Junajtid, Roi Kin, Feliks ishte shumë i butë në fushë. Ndërkohë, Kin shtoi se nëse ai do të ishte në vend të Ronaldosz atëherë do të kishte për t’i thënë disa fjalë Feliks në dhomat e zhveshjes.

“Ky djalë është si një mashtrues. Hyn në fushë, vendi ka nevojë për ty …. Gjuaj në portë! Sa a vlen, 100 milion euro? Po të isha Ronaldo, patjetër që do të shkoja dhe do ta kërkoja në dhomat e zhveshjes”, u shpreh Kin. /VipSport/