Zhgënjimi ishte i madh te Portugalia në mbrëmjen e djeshme të Euro 2020, teksa luzitanët u eliminuan nga Belgjika pas një humbje 1-0.

Portugezët patën shumë raste ndërsa fati nuk ishte me ta duke qenë se u ndalën edhe nga shtylla. Pas sfidës, trajneri Fernando Santos theksoi se disa prej lojtarëve ishin duke qarë në dhomat e zhveshjes.

“Ndihemi të zhgënjyer dhe të trishtuar, disa nga lojtarët e mi janë ende duke qarë. Unë nuk mund t’i fajësoj për asgjë, pasi të gjithë dhanë gjithçka sonte.

Belgjika goditi vetëm gjashtë herë portën tonë, ndërsa ne goditëm 29 herë portën e dytë dhe u ndalëm dy herë nga shtylla. Gjithsesi, humbja mbetet humbje.

Sinqerisht që nuk gjej fjalë në këto momente. Të gjithë besonim te kualifikimi, mbërritja në finale dhe fitimi i trofeut“, u shpreh Santos. /VipSport/