Vllaznia ne futboll per femra e nisi mbare kampionatin duke mundur 3-0 ne javen e pare Partizanin. Skuader e cila ishte perforcuar edhe me lojtare te huaja, por ndaj kampioneve ne fuqi e pati shume te veshtire per te reaguar. Madje trajneri i ekipit shkodran Nikolin Leka ne nje prononcim per “Shkodra Sport” eshte shprehur se rezultati duhej te kishte qene shume me i thelle.

“Ishte fillimi i kampionatit dhe normalisht qe Vllaznia do ta niste me te njejtin ritem qe mbylli kampionatin e kaluar sepse jemi kampione ne fuqi dhe duam ta mbrojme serish titullin. Jam i kenaqur me lojen dhe ate çfare dhane vajzat ne fushen e lojes.

Me perjashtim te faktit qe nuk finalizuan ashtu si duhet sepse krijuam shume raste shenimi, por nuk i konkretizuam. Vetem ketu çaluam sepse duhej te kishim shenuar me shume se tre gola. Per gjerat e tjera çdo gje shkoi ashtu si duhet ne fushen e lojes”- eshte shprehur fillimisht trajneri Leka.

Java e pare e kampionatit eshte lene pas dhe Vllaznia ka mundur njeren prej skuadrave qe pretendon te jete rivale e saj. Nderkohe kete fundjave vajzat kuqeblu do te presin ne Shkoder ekipin e Teutes, nje kundershtar ky relativisht i lehte de trajneri Leka padyshim qe nuk mendon rezultat tjeter veç fitores.

“Ne e vleresojme Teuten ashtu si çdo skuader tjeter dhe do te japim maksimumin ne fushen e lojes per te ecur te sigurte drejt arritjes se objektivit, fitimit te titullit kampion te rradhes”- ka deklaruar trajneri i ekipit te Vllaznise Nikolin Leka./SHKODRA-SPORT.COM/