Juventusi edhe në këtë sezon është nisur me objektivin për të siguruar titullin kampion, i cili do të ishte i dhjeti radhazi.

Megjithatë, gjërat nuk do të jenë të lehta për bardhezinjtë teksa kjo u tregua edhe në sezonin e vjetshëm ku Interi e mbylli vetëm një pikë pas tyre, por edhe ekipet e tjera si Lacio dhe Atalanta treguan se mund të shkaktonin telashe.

Kështu, legjenda e Juventusit, Alesandro Del Piero shprehet se torinezët nuk do ta kenë të lehtë të shpallen sërish kampionë dhe se duhet të bëjnë kujdes nga Atalanta dhe Interi.

“Gjërat kanë ndryshuar, e dimë prej kohësh se skuadra e Kontes do të ketë fjalën e saj në kampionat. Ndërkohë, Atalantën nuk e kemi vendosur kurrë te tre të parat, por ka arritur një maturitet prej të cilit unë e pres të luftojë për titullin.

Skuadra e Gasperinit ka kualitete të rëndësishme si grup dhe freski atletike. Të dyja duhet të tregojnë se impenjimin e tyre dhe Interi në ndeshjen me Fiorentinën dha një sinjal, teksa pesë zëvendësimet e tyre ishin vendimtare”, u shpreh Del Piero. /VipSport/