Elbasani është një nga skuadrat më simpatike të këtij sezoni në Kategorinë e Parë. Elbasanasit sezonin e kaluar siguruan ngjitjen në Kategorinë e Parë dhe tashmë elita ëhstë vetëm një hap larg.

Skuadra e drejtuar nga Nevil Dede po kryeson këtë kampionat me 2 pikë më shumë se Bylisi i vendit të dytë. Verdheblutë janë 6 ndeshje drejt fundit dhe me ballshiotët do të luftojnë për titullin kampion të Kategorisë së parë.

Skuadra ka mundur të fitojë 19 ndeshje, të barazojë 6 dhe të humbasë 2. Rezultate këto që mbajnë në vendin e parë ekipin e Dedes. Pikërisht për këtë të fundit drejtuesit po mendojnë edhe “dhuratën” e parë.

Është vetë trajneri që pas ndeshjesh me Lushnjen konfirmoi ndër rreshta se do të vazhdojë qëndrimin në Elbasan të paktën edhe për një sezon tjetër. Palët siç duken janë afër marrëveshjes mes tyre dhe Dede me shumë gjasa do të udhëheqë Elbasanin edhe në Superiore.