Legjenda e skuadrës së Lacios, Marko Balota i ka dalë në mbështetje portierit të ekipit tonë kombëtr, Tomas Strakoshës. Ai ka theksuar se gardiani duhet të luajë titullar ndaj Interit.

“Reina mund të ketë bërë ndonjë gabim këto kohët e fundit, por ai mbetet një garanci. Është e qartë që klubi duhet të bëjë zgjedhje të forta dhe Strakosha duhet mbrojtur.

Unë një shans atij do t’ia jepja, për të parë nëse e ka bërë atë kapërcimin përfundimtar në cilësi dhe nëse e ka rigjetur formën”, theksoi legjenda e skuadrës së Lacios.

Situata rreth portierit te kombetares shqiptare tek Lacio nuk eshte shume e mire dhe çdo dite flitet edhe per nje largim te tij nga kjo skuader, megjithate ka edhe nga ata qe mendojne se drejtuesit e klubit dhe stafi teknik duhet te vazhdojne te besojne tek ai.