Ish mbrojtësi i Interit dhe i Kombëtares së Brazilit, Maicon, nuk mund të qëndrojë pa luajtur futboll, dhe këtë e ka konfirmuar me nënshkrimin me skuadrën nga Liga e Dytë e Brazilit, Cricium.

Maicon që me Inter ka fituar edhe Ligën e Kampionëve, pikërisht rreth një vit më parë pati konfirmuar largimin nga futbolli.

Edhe pse të gjithë tashmë karrierën e Maicon e kanë cilësuar të përfunduar, braziliani ka befasuar të gjithë duke u rikthyer në futbollin profesionit.

“Maicon ka ardhur tek ne, dhe ne shpresojmë që ai të jetë në gjendje të luajë 90 minuta në një muaj”, ka thënë me entuziazëm Jaime Dal Farra, presidenti i Critium.

Maicon 37 vjeçar, gjatë karrierës së tij ka veshur edhe fanellën e Manchester Cityt dhe Romës.