Vllaznia U19 e sezonit 2020-2021 pritet te jete nje ekip shume interesant dhe ne te njejten kohe konkurrues me te gjithe pretendentet per fitimin e trofeve.
Ajo qe te ben pershtypje eshte se trajneri Luan Zmijani ka bere nje gershetim mjaft te mire te elementit te ardhur nga ekipi U17 me ate qe ka qene qene edhe vjet pjese e ekipit te te rinjve.
Dhe nga ata qe luajne sivjet per here te pare me ekipin U18 eshte edhe portieri Leonard Kaçaj. I datelindjes 19 qershor 2003, ai konsiderohet me shume te ardhme dhe ashtu si sezonin e kaluar, pritet ta tregoje veten edhe ne sezonin e ri.
Kaçaj ka nje trup shume te bukur, eshte i gjate dhe te dhena mjaft te mira per t’u bere nje portier cilesor. Perpos te gjitha ketyre gjerave, 17 vjeçari punon shume ne stervitje.
Sezoni qe pritet te nise shpejt, duhet te jete ai i konfirmimit te tij si portier cilesor dhe Leonard Kaçaj i ka te gjitha mundesite t’i beje te gjithe te flasin per te./SHKODRA-SPORT.COM/