Gazeta sportive franceze “L’Equipe”, nëpërmjet votave të gazetarëve të saj, ka përzgjedhur atë që e quan “kampionin e kampionëve” për vitin 2019.
Kjo gazetë prestigjioze vendosi që çmimi të shkonte për Rafael Nadal, tenistin spanjoll i cili la pas në renditje kampionin e Formula 1, Lewis Hamilton dhe skiatorin austriak Marcel Hirscher.
Pesëshen e parë e plotësojnë notari amerikan Caeleb Dressel dhe lojtari i regbisë Siya Kolisi, nga Afrika e Jugut.
Këtë vit, Nadal fitoi dy Grand Slam-e (Roland Garros dhe US Open), duke iu afruar edhe më shumë rekordit historik që mbahet nga Roger Federer./A2CNN/