E pabesueshme ajo që ndodhi ditën e mërkurë në stadiumi “Fratelli Paschiero” në sfidën mes Cuneos dhe Virtus Entellas, kampionati i kategorisë së tretë, pra Serie C.

Ndeshja mbaroi 1-1 me autogolin e Pellizzer që i dha vendasve 1 pikë të rëndësishme. Por, ky mund do të shkojë më kot dëm.

Motivi? Arbitri i ndeshjes, Daniele Perenzoni i Roveretos, i ka dhënë karton të verdhë lojtarit Simone Paoli, në radhët e Cuneos, duke bërë të njëjtën gjë po ndaj të njëjtit subjekt, por këtë herë në minutën e 91-të.

Asgjë të keqe deri tani, edhe pse mungon një gjë e rëndësishme: i kuqi për dy të verdhë. Arbitri ka harruar ta nxjerrë dhe në fund të ndeshjes ka pranuar gabimin./telesport/