Një lojtar spanjoll është bërë protgaonisti i fundjavës në futbollin iralnde3z. Emri i tij është Fernando Nuno La-Fuente, por edhe pse nuk ka shënuar gol është kthyer shumë i famshëm në Iralndë. Klubi ku ai luan Ballybrack Fc në Leinster Senior League ka bërë një njoftim ku e shpallin lojtarin të vdekur pas një aksidenti të bërë kur po kthehej në shtëpi pas stërvitjes.

Këtë e ka pohuar edhe presidenti i Ligës kur ka thënë: “NE morëm një telefonatë ku na thuhej se atyre u kishte vdekur një lojtar dhe se ata kishin nevojë që të shtynin ndeshjen.

Ne kontaktuam dhe familjen, por nuk na u përgjigjën. Ndeshjet u luajtën duke mbajtur një minutë heshtje dhe me shirit të zi në krahë”. Ndërsa vetë lojtari ka folur për “RTE Radio 1” ku është shprehur: “Dje kam ardhur në shtëpinë time, pasi kam mbaruar punën time me qëllimin për të luajtur video-game”.

Papritur, unë marr një telefonatë ku më thoshin se isha bërë i famshëm, kështu që vura re se më kishin shpallur të vdekur”. E quajta si një shaka pasi asnjë nga familjarët e mi nuk ishte i mërzitur. Gruaja ime e dinte që isha gjallë, kështu që mora edhe mamanë dhe i thashë që jam mirë.”