Ishin pergatitur shume per kete ndeshje por gjerat nuk kane shkuar ashtu si duhet dhe Vllaznia ne volejboll per femra eshte mundur brenda ne Shkoder me rezultatin 3-0 nga Tirana.

Nje humbje kjo qe kalon ekipin shkodran tashme ne vendin e trete te renditjes, nderkohe qe ne te dytin eshte ngjitur ai bardheblu pas kesaj fitoreje ne “Qazim Dervishi”.

Ne pranine e nje numri te konsiderueshem tifozesh, Vllaznia nuk ia ka dale ta fitoje kete ndeshje, ndonese iu ofrua shume prane. Seti i pare ka patur shume rivalitet dhe vetem ne fund ka qene Tirana qe e ka fituar ate 27-25.

I dyti ka rivalitet deri pak para fundit, pr me pas jane serish vajzat bardheblu qe fitojne 25-21 dhe kjo padyshim qe u dha qetesine atyre ne setin e trete qe po ashtu e fitojne 25-22 dhe ne kete menyre krejt ndeshjen me rezultatin 3-0.

Duhet thene se nje kontribut shume te madh ne fitoren e kesaj ndeshje per ekipin e Tiranes kane dhene dy volejbollistet shkodrane qe jane pjese e tij, pikerisht Antoneta Molla dhe Leda Preçetaj./SHKODRA-SPORT.COM/